Koronavirusi prek edhe një futbollist në Itali

Sipas gazetës italiane ‘La Nazione’, tashmë është një rast me virusin vdekjeprurës edhe për një futbollist. Një lojtar profesionist i Serisë C i Italisë është bërë rasti i parë i futbollit i prekur nga koronavirusi. Siç raportohet nga gazeta ‘La Nazione ’ e cila nuk citon emrin e lojtarit, është një lojtar që banon në […]
Sipas gazetës italiane ‘La Nazione’, tashmë është një rast me virusin vdekjeprurës edhe për një futbollist.
Një lojtar profesionist i Serisë C i Italisë është bërë rasti i parë i futbollit i prekur nga koronavirusi. Siç raportohet nga gazeta ‘La Nazione ’ e cila nuk citon emrin e lojtarit, është një lojtar që banon në provincën e Sienas, transmeton Periskopi.
Ai e humbi një lojë me ekipin e tij në Siena për shkak ntë etheve. Kështu mjekët vendosën të bënin testin e koronavirusit në mesnatë – shton kronika e ‘La Nazione” – dhe disa orë më vonë lajmi për rezultatin pozitiv për virusin mbërriti në klub.
Në agim një ambulancë e kapi atë për ta çuar në departamentin e sëmundjet infektive të Scotte di Siena. /Periskopi.com.












