Këta janë fituesit e çmimit ‘Shpresa më e mirë e vitit’

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) sonte po bën përzgjedhjen e laureatëve të vitit 2019, për sportistët më të suksesshëm të vitit që lamë pas. Çmimin ‘Shpresa më e mirë e vitit’ për sportistet femra, e dha Aziz Salihu. Ai zbuloi se fituese e Shpresës Olimpike është Laura Fazliu. Ajo fitoi medaljen e bronztë në Finlandë, […]
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) sonte po bën përzgjedhjen e laureatëve të vitit 2019, për sportistët më të suksesshëm të vitit që lamë pas.
Çmimin ‘Shpresa më e mirë e vitit’ për sportistet femra, e dha Aziz Salihu. Ai zbuloi se fituese e Shpresës Olimpike është Laura Fazliu.
Ajo fitoi medaljen e bronztë në Finlandë, ajo vlerësohet edhe si e ardhmja e xhudos.
Çmimi ‘Shpresa më e mirë e vitit’ në konkurencen e meshkujve, shkon për Muhamet Ramadanin.
17 vjeçari fitoi Medaljen e Artë, në hedhjen e gjyles 5kg dhe u shpall edhe Kampionat i Ballkanit për U18. /Periskopi.com/












