Karriera e Kariusit merr një tjetër kthesë katastrofale: Besiktasi e përjashton për një arsye interesante

Loris Karius pritet të përjashtohet nga Besiktasi, pasi klubi beson se i huazuari nga Liverpooli e ka frekuentuar shumë shpesh jetën e natës, sipas raporteve. “Fotospor” potencon se stili i jetës së shfrenuar të gjermanit pas ndarjes nga e dashura, Sophia Thomalla ka ndikuar në paraqitjet e tij në fushë, transmeton Periskopi. Portieri, i cili […]
“Fotospor” potencon se stili i jetës së shfrenuar të gjermanit pas ndarjes nga e dashura, Sophia Thomalla ka ndikuar në paraqitjet e tij në fushë, transmeton Periskopi.
Portieri, i cili është fotografuar në klube nate në Stamboll, po kalon nëpër një formë turbulente në Turqi.

Modelja gjermane, Sophia një herë e kishte gjetur veturën e saj të shkarravitur me sprej ku shkruhej “humbës”, pas gafeve konsistente të Kariusit.
26-vjeçari ka dështuar ta fitojë besimin e fansave të Besiktasit, të cilët e vërshëllyen pas çdo prekje gjatë një ndeshjeje muajin e kaluar, pas gabimeve të tij në përballjen kundër Erzurumspor, që i kushtoi skuadrës së tij me eleminim nga Kupa. /Periskopi.com/












