Inteligjenca artificiale shëron njerëzit: Ajo gjen kurimin pesë herë më shpejt

Inteligjenca artificiale shëron njerëzit: Ajo gjen kurimin pesë herë më shpejt

Ndërmarrja britanike Exsledgeia dhe kompania farmaceutike Sumitomo Dainippon Pharma nga Japonia, guxuan ta bëjnë këtë. Siç komentuan të dy kompanitë, ilaçi do të përdoret për të trajtuar pacientët që vuajnë nga çrregullime obsesive-kompulsive (OCD). Ndërsa duhen të paktën 5 vjet në industrinë farmaceutike tradicionale që një ilaç të zhvillohet, testohet dhe vihet në dispozicion, në […]

Ndërsa duhen të paktën 5 vjet në industrinë farmaceutike tradicionale që një ilaç të zhvillohet, testohet dhe vihet në dispozicion, në rastin e inteligjencës artificiale në mjekësi, ky nuk është rasti. Konkretisht, iu deshën AI vetëm 12 muaj për t’u përgatitur, që është pesë herë më shpejt, transmeton KosovaPress.

Profesori Andrew Hopkins nga Exscientia, tha për BBC se “ata kanë provuar inteligjencën artificiale për diagnostikimin e sëmundjeve te pacientët dhe analizimin e të dhënave të marra, por ky është hapi i parë i vërtetë drejt zbulimit të ilaçeve të reja”.

Ai gjithashtu deklaroi se algoritmet kalojnë nëpër një miliard vendime për të gjetur molekulat e duhura, dhe për të gjetur ilaçin e ri me precizitet ekstrem. Avantazhi më i madh i këtyre algoritmeve është se ato janë plotësisht të zbatueshme për çdo sëmundje tjetër.

Ky ilaç së pari do të gjendet në fazën e provës në Japoni, dhe nëse është i suksesshëm, testimi do të vazhdojë globalisht. Studiuesit tashmë janë duke punuar në zhvillimin e ilaçeve të mundshme për trajtimin e kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare, dhe shpresojnë që deri në fund të vitit, këto ilaçe të arrijnë në fazën e testimit.

Profesori Hopkins beson se inteligjenca artificiale në mjekësi do të bëjë një zhvendosje të madhe deri në fund të kësaj dekade, dhe se do të prodhojë të gjitha ilaçet, që do të thotë se kjo metodë është jashtëzakonisht e shpejtë dhe e saktë për të zbuluar barnat që ndihmojnë pacientët me sëmundje të ndryshme.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve