Insigne: Maradona është i shenjtë, Messi më i miri në botë

Insigne: Maradona është i shenjtë, Messi më i miri në botë

Lorenzo Insigne ka paralajmëruar Napolin para përballjes me Barcelonën në Ligën e Kampionëve. Ai ua ka kujtuar shokëve se përballë do të kenë Lionel Messin dhe një skuadër të fortë, teksa shpreson t’i gëzojnë tifozët në San Paolo. Ndeshja e parë e 1/8 në Champions luhet të martën, kurse ajo e kthimit disa javë më […]

Lorenzo Insigne ka paralajmëruar Napolin para përballjes me Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

Ai ua ka kujtuar shokëve se përballë do të kenë Lionel Messin dhe një skuadër të fortë, teksa shpreson t’i gëzojnë tifozët në San Paolo.

Ndeshja e parë e 1/8 në Champions luhet të martën, kurse ajo e kthimit disa javë më pas në ‘Camp Nou’.

“Do të luajmë kundër një skuadre të shkëlqyeshme. Duhet të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk është vetëm Messi, por ata kanë edhe lojtar tjerë të shkëlqyer dhe ne duhet të japim më të mirën nga vetja për të bërë paraqitje të shkëlqyeshme”, u shpreh Insigne.

Messi luan për herë të parë në shtëpinë ku bashkëkombësi i tij, Diego Armando Maradona, shkroi histori dhe sot e asaj dite – ka mbetur në zemër të napolitanëve, sepse ai është më i miri ndonjëherë që ka veshur fanellën e Napolit.

I pyetur për këtë, Insigne nuk ka dashur të krahasojë të “shenjtin” Maradona me Messin.

“Messi është më i miri në botë, nuk e krahasoj me Maradonën”, shtoi ai.

“Diego është gjithçka. Nuk mund t’i krahasojmë, nuk i krahasojmë. Për ne, Maradona është i shenjtë.  Messi është më i miri momentalisht”.

Ai do të jetë kapiten dhe është pyetur për ndjesinë nëse do të shënojë në ‘San Paolo’.

“Nuk ka rëndësi kush shënon, edhe nëse Ospina shënon për ne është e njëjtë, duam vetëm në fund rezultat të mirë”, shtoi mes tjerash Insigne. /Periskopi.com/

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova