Hearn premton të bëjë çdo gjë për realizimin e meçit Joshua – Fury

Hearn premton të bëjë çdo gjë për realizimin e meçit Joshua – Fury

Promotori i Anthony Joshuas, Eddie Hearn, ka thënë se do të bëjë çdo gjë për të aranzhuar meçin për unifikim të gjithë titujve të mëdhenj në peshën e rëndë në boksin profesionist mes Joshuas e Tyson Furyt. Hearn thotë se është meçi që të gjithë duan të shohin. Britaniku Fury fitoi titullin WBC të shtunën […]

Promotori i Anthony Joshuas, Eddie Hearn, ka thënë se do të bëjë çdo gjë për të aranzhuar meçin për unifikim të gjithë titujve të mëdhenj në peshën e rëndë në boksin profesionist mes Joshuas e Tyson Furyt.
Hearn thotë se është meçi që të gjithë duan të shohin.
Britaniku Fury fitoi titullin WBC të shtunën mbrëma duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e shtatë amerikanin Deontay Wilder.
Joshua ka tre titujt tjerë të mëdhenj të peshës së rëndë (WBA, WBO dhe IBF).

“Unë ju premtoj se ky meç do të ndodh. Ne besojmë se do të fitojmë këtë meç, ata besojnë se do të fitojnë këtë meç, kështu që të shohim”, ka thënë Hearn për “Sky Sports”, transmeton Koha.net.

Fury pritet që fillimisht të ndeshet në meçin e tretë me Wilderin, pasi amerikani ka konfirmuar planin për të aktivizuar klauzolën për meçin e tretë.

Hearn ka thënë se nëse ndodh kjo, atëherë Joshua 30-vjeçar do të përballet me Kubrat Pulevin, kundërshtarin e detyrueshëm sipas versionit IBF. Meçi është raportuar se do të mbahet më 20 qershor në stadiumin e futbollit të Tottenhamit.

Hearn ka shtuar se të gjithë preferojnë që meçi mes Joshuas e Furyt të mbahet në verë e jo në dimër.

“Joshua më ka telefonuar dhe më ka pyetur se si mund të realizojmë këtë meç. Nëse duhet të ndeshemi me Pulevin, atëherë do ta mposhtim atë dhe nëse Fury duhet të luftojë me Wilderin sërish, atëherë duhet ta mposhtë atë. Por, jam i bindur se këto do të realizohen”, ka thënë Hearn./Periskopi.com/

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova