Haradinaj për vrasjen e Qerim Kelmendit: Lufta që ka fillu pas lufte, ka nis me i hangër bijtë e vet

Në mesantë dikush e ka vrarë e më pas e ka djegur, ish ushtarin e UÇK-së, Qerim Kelmendin. Burime të Periskopit brenda hetuesisë së Pejës kishin konfirmuar lajmin se viktima në Pejë është Qerim Kelmendi. Trupi i tij, sipas burimeve, është ekzekutuar me disa plumba e pastaj është djegur, raporton Periskopi. Kelmendi në të kaluarën […]
Burime të Periskopit brenda hetuesisë së Pejës kishin konfirmuar lajmin se viktima në Pejë është Qerim Kelmendi.
Trupi i tij, sipas burimeve, është ekzekutuar me disa plumba e pastaj është djegur, raporton Periskopi.
Kelmendi në të kaluarën kishte folur edhe për disa vrasje të ish-figurave eminente të luftës, që ndërlidheshin edhe me politikën.

Ish luftëtari, tash nënkryetar i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj, në një prononcim për Periskopin, ka komentuar vrasjen e Kelmendit.
Haradinaj, thotë se në Kosovë ka filluar një luftë, që njëri-tjetrin po e vrajnë.
‘’Lufta që ka fillu fill mas lufte, ka fillu me i hongër bijtë e vet. Qajo Kulçedra që i hanë djemtë e vet. S’kam koment më shumë’’, tha Haradinaj./Periskopi/











