Hajredin Kuçi -Kurtit: Bëje Bashkimin Kombëtar sa të jesh kryeministër, mos i dëgjo ndërkombëtarët siç kemi bërë ne

Deputeti i PDK-së Hajredin Kuçi ka inkurajuar kandidatin për kryeministër Albin Kurtin që të realizojë idenë e Bashkimit Kombëtar. Kuçi ka këshilluar Kurtin që të heqë dorë nga ekstremizmi, por jo nga nacionalizmi. “Mos heq dorë nga nacionalizmi, por hiqni dorë nga ekstremizmi. Prej sot e tutje kurrë s’kanë me të besu nëse nuk e […]
Deputeti i PDK-së Hajredin Kuçi ka inkurajuar kandidatin për kryeministër Albin Kurtin që të realizojë idenë e Bashkimit Kombëtar.
Kuçi ka këshilluar Kurtin që të heqë dorë nga ekstremizmi, por jo nga nacionalizmi.
“Mos heq dorë nga nacionalizmi, por hiqni dorë nga ekstremizmi. Prej sot e tutje kurrë s’kanë me të besu nëse nuk e bënë Bashkimin Kombëtar gjatë kohës sa je kryeministër. Mos u ftoh nga kjo ide. Provoni edhe para ndërkombëtarëve të jeni nacionalistë, sepse neve na keni kritikuar se i kemi dëgjuar shumë, dhe ne bashkësia ndërkombëtare na ka lënë jashtë integrimeve”, tha Kuçi.
Ai potencoi se PDK-ja do të jetë opozitë e qeverisë, por jo e Kuvendit./Periskopi/












