Guardiola për Liverpoolin: Ata janë të pandalshëm

Skuadra e Klopp ka lëshuar vetëm dy pikë deri tani dhe është rrugës për të thyer çdo rekord në ligën angleze. Trajneri i Manchester Cityt është pyetur nëse Liverpool e ka fituar titullin ndërsa ai u përgjigj: “Po. Ata janë larg, janë të pandalshëm, me shumë pikë. Sigurisht, tani objektivi është të garojë dhe të […]
Trajneri i Manchester Cityt është pyetur nëse Liverpool e ka fituar titullin ndërsa ai u përgjigj: “Po. Ata janë larg, janë të pandalshëm, me shumë pikë. Sigurisht, tani objektivi është të garojë dhe të kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Ndërsa Guradiola foli edhe për skuadrën e tij ai tha se: “Unë mendoj se skuadra ime është e mirë. Më pëlqen mënyra se si luan ekipi im, por nuk është e mjaftueshme, ne jemi larg dhe distanca është aq e madhe. Në sezonin tjetër duhet të bëjmë më mirë.
Mbrëmë ekipi i Guardiolës pësoi humbje nga Tottenham, kështu gjendet në vendin e dytë në tabelë me 51 pikë. /Periskopi.com/












