Guardiola i mbylli në zhveshtore dhe u kërkoi sqarime: Lojtarët u ankuan për rotacionet

Guardiola i mbylli në zhveshtore dhe u kërkoi sqarime: Lojtarët u ankuan për rotacionet

Zbulohen pjesë nga analiza 50- minutëshe e Pep Guardiolës me skuadrën e Mançester Sitit pas humbjes ndaj Totenhemit mbrëmjen e së dielës. Trajneri katalanas, i cili u mbyll me lojtarët e tij për gati një orë në dhomën e zhveshjes pas disfatës që i la ata 22 pikë mbrapa kryesuesve të Liverpulit, ka dëgjuar edhe […]

Zbulohen pjesë nga analiza 50- minutëshe e Pep Guardiolës me skuadrën e Mançester Sitit pas humbjes ndaj Totenhemit mbrëmjen e së dielës. Trajneri katalanas, i cili u mbyll me lojtarët e tij për gati një orë në dhomën e zhveshjes pas disfatës që i la ata 22 pikë mbrapa kryesuesve të Liverpulit, ka dëgjuar edhe ankesat e futbollistëve për ndryshimet e shumta që ka bërë në formacion gjatë këtij sezoni sipas burimeve të “Daily Mail”.

49-vjeçari nuk ka luajtur kurrë me një formacion në dy ndeshje gjatë 2019-2020 dhe ka bërë ndryshime radikale në skuadër që prej largimit të ndihmësit të tij Mikel Arteta drejt stolit të Arsenalit. “Daily Mail” zbulon se lojtarë të rëndësishëm të kampionëve të Anglisë janë të shqetësuar nga ndryshimet e shpeshta të taktikës së trajnerit të tyre dhe emrave që zbresin në fushë dhe ia kanë përcjellë pikëpamjet e tyre trajnerit gjatë mbledhjes së fundit.

Guardiola

Në fakt, Pep e kërkoi vetë diçka të tillë, duke pyetur skuadrën për sugjerimet që ata kanë se si të përmirësohen, pasi vetëm gara për titull mund të quhet e mbyllur dhe “Qytetarët” luftojnë ende në Ligën e Kampioneve dhe dy kupat e Anglisë. Siti ka bërë një mbledhje të ngjashme për 30 minuta edhe sezonin e shkuar pas humbjes 2-1 me Njukasëllin në janar.

Dhe prej atij momenti, pas diskutimeve në “St James’ Park”, skuadra reagoi duke fituar 14 ndeshjet e mbetura dhe mbrojtur titullin kampion me vetëm 1 pikë diferencë nga rivalët e Liverpulit. Guardiola shpreson që kjo mbledhje të ketë të njëjtin efekt përpara se Mançester Siti të përballet me Realin e Madridit në Champions, në raundin e 1/8-ave këtë muaj.

Siti nuk është kualifikuar kurrë përtej çerekfinaleve me katalanasin në stol dhe lojtarët janë të shqetësuar se ndryshimet e tij të vazhdueshme në personel mund të dëmtojnë shanset e tyre për trofe këtë sezon. Pep i ka bërë 76 ndryshime formacionit të tij në Premier Ligë këtë sezon, më shumë se çdo trajner tjetër. Pas tij renditet Lampard (60 ndryshime te Çelsi), Klop (46), Roxhers (44). Kris Uajldër i Shefilldit ka bërë më pak nga të gjithë (30).

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova