Gjokoviq shpallet mbret i Australian Open: Mposht në finale Thiemin duke e thyer mendërisht

Novak Gjokoviq arriti të fitonte titullin e tetë të Australian Open pasi që e mundi pas një ndeshjeje dramatike me pesë sete Dominic Thiemin. Numri 2 i botës dukej se do të kishte telashe kur humbi setin e dytë dhe i tha fjalë të rënda gjyqtarit. Më pas, Thiem ia doli që të fitonte edhe […]
Numri 2 i botës dukej se do të kishte telashe kur humbi setin e dytë dhe i tha fjalë të rënda gjyqtarit.
Më pas, Thiem ia doli që të fitonte edhe një set tjetër, duke kërkuar grand slamin e pestë, por Djokoviq ishte më i vendosur dhe ia doli të ndryshonte krejtësisht situatën, shkruan Periskopi.
Ai tergoi një forcë të jashtëzakonshme mendore dhe prodhoi tenis të pabesueshëm duke fituar dy setat e ardhshëm.
6-4, 4-6, 2-6, 6-3 dhe 6-4 ishte rezultati i të gjithë setave në këtë ndeshje.
Ishte pikërisht seti i katërt që e këndelli Djokoviqin, dhe një “break” i mbrojtur në “game”-in e tretë ishte një moment shumë i madh për të. /Periskopi












