Gjimshiti nuk frikësohet nga koronavirusi

Gjimshiti nuk frikësohet nga koronavirusi

Ndonëse jeton në pjesën e Italisë ku koronavirusi është përhapur së fundi, mbrojtësi Berat Gjimshiti ka thënë se nuk frikësohet se mund të preket nga ky virus. Gjimshiti luan për Atalantan në Serie A, ndërsa në një intervistë për “Blick.ch” ka treguar se si po i kalon ditët në pjesën veriore të Italisë, të prekur […]

Ndonëse jeton në pjesën e Italisë ku koronavirusi është përhapur së fundi, mbrojtësi Berat Gjimshiti ka thënë se nuk frikësohet se mund të preket nga ky virus.

Gjimshiti luan për Atalantan në Serie A, ndërsa në një intervistë për “Blick.ch” ka treguar se si po i kalon ditët në pjesën veriore të Italisë, të prekur nga koronavirusi.

“Deri më tani çdo gjë ka qenë si zakonisht, pos që janë anuluar disa ndeshje. Nuk kemi pasur stërvitje të hënën, por të martën të gjithë kthehemi në fushë. Të paktën kështu është plani”, ka thënë Gjimshiti që është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë në futboll. Ai shpreson që fundjavën e ardhshme do të ketë ndeshje në Itali.

“Në Bergamo nuk kemi ndonjë udhëzim ende. Ende mund të lëvizim lirshëm. Unë pak kohë më parë u ktheva nga qyteti. Shitoret dhe lokalet tjera janë ende të hapura. Por ka më pak njerëz se zakonisht në rrugë”, ka theksuar Gjimshiti.

Është raportuar për gjashtë të vdekur dhe mbi 200 të infektuar nga koronavirusi në Itali. Shumica e rasteve janë raportuar në Lombardi.

Ndeshja që Atalanta është dashur ta luajë në fundjavë ndaj Sassuolos është shtyrë. Janë shtyrë edhe ndeshje tjera të Serie A për shkak të koronavirusit.

“Natyrisht që shpresoj se virusi do të ndalet sa më shpejtë të jetë e mundur dhe që nuk do të ketë viktima tjera. Por unë personalisht nuk jam i frikësuar nga virusi. Mendoj se ka sëmundje tjera më të mëdha në botë. Gjithsesi, nuk do të ftojë familjen dhe shokët e mi në Bergamo”, ka thënë Gjimshiti.

Ai ka treguar se për koronavirusin flasin të gjithë lojtarët në Itali.

“Disa janë më shumë të frikësuar e disa jo”, ka thënë ai.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova