Gerrard i fascinuar nga Florian Kamberaj: Me këtë paraqitje, sigurisht se do të luajë kundër Bragës

Florian Kamberi shënoi një gol dhe regjistroi një asistim në ndeshjen e fundit të Rangersit kundër St. Johnstonen, që u mbyll në barazim 2:2/ Tash sulmuesi i Kombëtares shqiptare e ka një shans të mirë për të luajtur ndaj Bragas në Ligën e Evropës. Steven Gerrard ka thurur lavde për sulmuesin, të cilin e transferoi […]
Florian Kamberi shënoi një gol dhe regjistroi një asistim në ndeshjen e fundit të Rangersit kundër St. Johnstonen, që u mbyll në barazim 2:2/
Tash sulmuesi i Kombëtares shqiptare e ka një shans të mirë për të luajtur ndaj Bragas në Ligën e Evropës.
Steven Gerrard ka thurur lavde për sulmuesin, të cilin e transferoi në afatin kalimtar të janarit në formë huazimi.
“Doja që të fillonte nga minuta parë të dielën, por nuk doja të rrezikoja ta lija të luante 90 minuta dhe të mos ishte i freskët të mërkurën. Kur po humbnim 1-0, më duhej dikush për të kthyer ndeshjen dhe vendosa të luaja Kamberin. Ishte i mrekullueshëm. Me atë paraqitje që bëri, patjetër do të luajë kundër Bragas”, ka thënë Gerrard












