Gasperini fitoi çmimin si trajneri i vitit në Serie A, i dyti në listë serbi Mihajlovic

Gasperini mori 22 nga 49 vota nga trajnerët e tjerë për çmimin Panchina d’Oro (Pallati i Artë) për sezonin 2018-19. Trajneri i Bolonjës, Siniša Mihajlovic përfundoi i dyti me 13 vota dhe ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ishte i treti. “Jam shumë krenar që kam fituar një çmim kaq prestigjioz,” tha 62-vjeçari Gasperini, i […]
Gasperini mori 22 nga 49 vota nga trajnerët e tjerë për çmimin Panchina d’Oro (Pallati i Artë) për sezonin 2018-19.
Trajneri i Bolonjës, Siniša Mihajlovic përfundoi i dyti me 13 vota dhe ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ishte i treti.
“Jam shumë krenar që kam fituar një çmim kaq prestigjioz,” tha 62-vjeçari Gasperini, i cili fitoi çmimin për herë të parë.
“Unë e ndaj këtë çmim me stafin tim, lojtarët dhe presidentin Antonio Percassi”.
Ekipi i Gasperinit, Atalanta arriti në finalen e Kupës së Italisë të sezonit të kaluar, por humbi ndaj Lazio. /Periskopi.com/













