Fury eskalon me përgatitjet para rimeçit me Wilderin: Fut duart në benzinë çdo ditë

Tyson Fury ka zbuluar një numër tejet të çuditshëm që e bën gjatë stërvitjeve, para rimeçit me Deontay Wilderin. “Gypsy King”, 31-vjeçar, po e sfidon titullin WBC për herë të dytë kundër Deontay Wilderit më 22 shkurt, pas një barazimi kontravers në meçin e parë, transmeton Periskopi. Sidoqoftë, në intervistën e fundit ai ka zbuluar […]
“Gypsy King”, 31-vjeçar, po e sfidon titullin WBC për herë të dytë kundër Deontay Wilderit më 22 shkurt, pas një barazimi kontravers në meçin e parë, transmeton Periskopi.
Sidoqoftë, në intervistën e fundit ai ka zbuluar diçka tejet interesante në lidhje me seancat e tij stërvitore.
“Po flisja me një luftëtar legjendar dhe ai më tha t’i fusja duart në benzinë për t’i forcuar.
“Kështu që, për këtë meç, i fus çdo ditë duart në benzinë për mesë minuta dhe këtë e kam bërë për dy apo tre javët e fundit në kamp.
“Funksionoi me të, kështu që thashë ta provoja.”
Kjo deklaratë vjen një muaj pasi Fury pranoi se masturbohet shtatë herë në ditë para rimeçit. /Periskopi.com/












