Fansi krijon një video tallëse nga paraqitja e ‘tmerrshme’ e Leo Messit kundër Napolit mbrëmë

Lionel Messi i Barcelonës pati një natë të qetë kundër Napolit, të martën. Duhet pranuar se nata e qetë për Messin është me më shumë evente se sa e një futbollisti ordiner, por qartazi ishte një paraqitje që nuk do të mbahet mend gjatë në Champions League, transmeton Periskopi. Legjenda argjentinase erdhi pasi shënoi katër […]
Duhet pranuar se nata e qetë për Messin është me më shumë evente se sa e një futbollisti ordiner, por qartazi ishte një paraqitje që nuk do të mbahet mend gjatë në Champions League, transmeton Periskopi.
Legjenda argjentinase erdhi pasi shënoi katër gola në fitoren 5-0 të Barçës kundër Eibarit.
Mirëpo, nuk pati drama të tilla kundër Napolit, derisa golat nga Dries Mertens dhe Antoine Griezmann i dhanë epilogun final, 1-1, ndeshjes.
Nuk ishte aspak një paraqitje e tmerrshme nga Messi, por kjo nuk i ka ndalur fansat rivalë në Tëitter që të tallen me të.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
Messi vs Napoli. If i speak i’ll be in trouble.pic.twitter.com/2EM0mwCz98
— W (@inex_tremis) February 26, 2020












