Fansat e Fenerbahces janë të frustruar pas anulimit të këtij goli krejt të rregullt të Vedat Muriqit sonte

Trabzonspori regjistroi një fitore të rëndësishme, 2-1, si nikoqir i Fenerbahces, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Super ligës turke. Ishin mysafirët ata që kaluan të parët në epërsi, me anë të një goli qysh në minutën e parë nga Max Kruse, shkruan Periskopi. Mirëpo, vetëm 14 minuta më vonë, nikoqirët barazuan […]
Ishin mysafirët ata që kaluan të parët në epërsi, me anë të një goli qysh në minutën e parë nga Max Kruse, shkruan Periskopi.
Mirëpo, vetëm 14 minuta më vonë, nikoqirët barazuan përmes Sorloth, para se Novak t’ia dhuronte epërsinë e parë Trabzonit dhe golin final në minutën e 32-të.
Për Fenerin, nga minuta e parë luajti sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, i cili shumë lehtë ka mundur t’ia nxirrte një pikë sonte skuadrës së tij.
Kjo pasi një gol krejt i rregullt iu anulua, me pretendimin se ishte shkaktuar ndërhyrje e parregullt në portierin e Trabzonit në proces.
Mirëpo, siç mund ta shihni në pamjet e mëposhtme, nuk ka fare kontakt mes sulmuesit të Fenerit dhe portierit dhe goli me kokë i Muriqit është dashur të qëndronte.
Kjo i ka frustruar fansat e Fenerit në rrjetet sociale, të cilët kanë reaguar me kritika.
Faul nerede Emek hırsızlarıııııı pic.twitter.com/DF5hNckjHD
— Musti (@_MPehlivan) February 1, 2020
Sidoqoftë, pas kësaj disfate, Fenerbahce mbetet në kuotën e 37 pikëve, një më pak se Trabzonspori në të tretin, me këtë të fundit që ka një ndeshje më pak të luajtur. /Periskopi.com/












