Enver Hoxhaj-Albin Kurtit: Mustafa ta bëri mat me dy poteza

Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka plan të programit, por ka ekspoze. Hoxhaj tha se Albin Kurti ka shkelur çdo premtim të dhënë Ndërsa e ka quajtur mashtrues kombëtar dhe mashtrues rajonal. Hoxhaj i ka kujtuar qëndrimet dhe veprimet e Kurtit sa ishte në opozitë. “Dje janë mbushur 13 […]
Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka plan të programit, por ka ekspoze.
Hoxhaj tha se Albin Kurti ka shkelur çdo premtim të dhënë Ndërsa e ka quajtur mashtrues kombëtar dhe mashtrues rajonal.
Hoxhaj i ka kujtuar qëndrimet dhe veprimet e Kurtit sa ishte në opozitë.
“Dje janë mbushur 13 vjet, që kur Ahtisari me 2 shkurt e ka pru Planin për Pavarsinë e Kosovës, që ka qenë fillimi i vështirë i Kosovës, dhe z Kurti dhe VV-ja i lidhën me zingjirë dyert e Kuvendit të Kosovës. Kurti nuk e ka njohur Kushtetutën, këtij flamuri i ka thënë lara-lara, nuk e ka njofto shtetin e Kosovës, ka folur për bashkimin Kombëtar. E sot nuk e tha asnjë fjalë për Bashkimin Kombëtar. Kurti nuk është populist por është një demagog dhe ‘mashtrues kombëtar’. Ka kundërshtuar procesin e dialogut, rezultatet e dialogut dhe ne shpeshherë në këtë sallë kemi pasur gaz lotsjellës dhe dhunë”, tha Hoxhaj.
Ai tha se Isa Mustafa ia bëri Albin Kurtit mat me dy proteza, e çfarë do t’i bëjë Vuçiqi.
“isa Mustafa ia bëri mat me dy proteza, imagjinoni çfarëdo ti bëjë Vuçiqi këtij”, tha Hoxhaj./Periskopi/












