Ende ka gjasa që fansat të jenë prezentë në ndeshjen Juventus-Inter

Presidenti i Lombardisë, Attilio Fontana ka thënë se ende është e mundur që spektatorët të jenë prezentë në ndeshjen mes Juventusit dhe Interit, të dielën. Qeveria italiane mbylli dyert në gjashtë ndeshje të kësaj fundjave, për shkak të përhapjes së koronavirusit, por Fontana tash ka zbuluar se situata do të vlerësohet të shtunën, transmeton Periskopi. […]
Presidenti i Lombardisë, Attilio Fontana ka thënë se ende është e mundur që spektatorët të jenë prezentë në ndeshjen mes Juventusit dhe Interit, të dielën.
Qeveria italiane mbylli dyert në gjashtë ndeshje të kësaj fundjave, për shkak të përhapjes së koronavirusit, por Fontana tash ka zbuluar se situata do të vlerësohet të shtunën, transmeton Periskopi.
“Shpresoj që prej sot ka një regresion të përhapjes, atëherë do të shkoj ta shikoj Juventus-Inter,” tha ai.
“Po e monitorojmë situatën. Jam shumë i qetë. Nuk kam dyshim për rezultatin pozitiv. Njejtë si për shkollat, do ta shikojmë situatën të shtunën dhe pastaj do të vendosim.” /Periskopi.com/












