Ekspertët e sigurisë: Të krijohen komisione në PK që merren me policët me probleme psikike

Ekspertët e sigurisë: Të krijohen komisione në PK që merren me policët me probleme psikike

Zyrtarët policorë vazhdimisht duhet t’u nënshtrohen kontrolleve psikologjike e jo vetëm në momentin kur pranohen si pjesëtarë të këtij institucioni. Kështu kanë pohuar për KosovaPress njohësit e çështjeve të sigurisë në Kosovë të cilët theksojnë se policët që konstatohet që kanë probleme të llojit psikik duhet menjëherë t’u merren armët. Të martën e kësaj jave […]

Zyrtarët policorë vazhdimisht duhet t’u nënshtrohen kontrolleve psikologjike e jo vetëm në momentin kur pranohen si pjesëtarë të këtij institucioni. Kështu kanë pohuar për KosovaPress njohësit e çështjeve të sigurisë në Kosovë të cilët theksojnë se policët që konstatohet që kanë probleme të llojit psikik duhet menjëherë t’u merren armët.

Të martën e kësaj jave ish-zyrtarja policore, Valdete Bllaca ka vrarë katër familjarët e saj pastaj edhe vetën, krimi dyshohet se është bërë me armë zyrtare. Policia e Kosovës kishte konfirmuar se Bllaca kishte pasur probleme mendore.

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës pranon se janë edhe një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve të cilët kanë probleme të ndryshme shëndetësore/psikologjike.

Sipas këtij njoftimi nga policia, deri më tani janë 20 zyrtarë policorë të liruar nga arma zyrtare për arsye të problemeve shëndetësore të natyrës psikologjike. Nga ky numër, katër zyrtarë gjenden në pushim mjekësor të kategorizuar si rast i veçantë shëndetësor.

Tutje thuhet se bazuar në kriteret dhe standardet mjekësore për testimet mjekësore periodike për Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës (NJSO), janë realizuar kontrollet mjekësore ndaj zyrtarëve policorë të Njësiteve të Specializuara, ku 15 zyrtarë policorë nuk kanë përmbushur kriteret për të qenë operativë në Njësinë Speciale Operative.

Lidhur me këtë situatë brenda Policisë së Kosovës, njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi thotë për KosovaPress se kontrollet psikologjike ndaj policëve duhet të jenë të vazhdueshme, e sidomos pas një rasti traumatik derisa ka qenë në krye të detyrës.

“Kjo shkak ton një shqetësim të madh nga ajo se edhe me proceduat e standardeve operative të brendshme që është 07 që ka të bëjë me shërbimet e Drejtorisë për Shërbime Shëndetësore ku thuhet se ata bëjnë disa kontrolle periodike të zyrtarëve policorë, por unë ende nuk jam i bindur se çfarë janë ato kontrolle periodike nëse kanë të bëjnë me shëndetin mendor ndaj policëve. E di që kontrolli tek psikologu bëhet kur bëhet pranimi në polici por jo edhe në fazat e tjera periodike, pasi që ata duhet vazhdimisht të trajtohen sidomos pas rasteve traumatike në kryerjen e detyrës zyrtare çfarë ata hasin në përditshmëri”, thotë Ibishi.

Sipas Ibishit, edhe institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërmarrë hapat e nevojshme për parandalimin dhe trajtimin si duhet të këtyre rasteve.

Njohësi i çështjes së sigurisë thotë se duke pasur raste të tilla në Policinë e Kosovës rrezikon edhe siguria publike.

“Zyrtarët policorë kanë autorizimin dhe kanë obligim të mbrojnë jetën e qytetarëve me përdorim të armës në një rast kritik ajo si mjet i fundit, dhe nëse ata nuk janë stabil në aspektin psikik, janë në stres në ankth e me probleme të tjera mendore atëherë normal që ata do prezantohen ndryshe, përdorimi i armëve mund ta tejkalojë autorizimin apo ta keqpërdorë armën siç ka ndodhur edhe rasti”, deklaron njohësi.

Ibishi apelon që në rast kur një pjesëtar i Policisë së Kosovë ka probleme psikike t’i merret arma zyrtare deri në momentin kur psikologu konstaton se gjendja e tij është përmirësuar.

“Në momentin e problemeve psikike të zyrtarëve policor në m ënyrë strikte t’i merret arma derisa ai me konstatim të psikologut nuk tejkalohet ajo situatë e stresit apo traumës apo ankthit”, theksoi ai.

Edhe Avni Islami, njohës i çështjeve të sigurisë në Kosovë, i ka thënë KosovaPress se kontrollet mjekësore në aspektin psikik duhet t’u nënshtrohen edhe krerët më të lartë të institucionit të Policisë së Kosovës.

Ai thotë se duhet të krijohet një komision i veçantë që merret ekskluzivisht me këtë çështje brenda Policisë së Kosovës.

Islami madje thotë se zyrtarët policorë janë duke u bërë shkaktar të shtimit të vrasjeve në Kosovë.

“Është një problem serioz dhe jo vetëm ata 120 por duhet të bëhet kontroll i përgjithshme dhe rutinë duke filluar prej drejtorit të Policisë, komandantët e deri tek çdo person zyrtar në mënyrë që ta kemi një polici të shëndoshë dhe të efektshme. Nëse ndërmerren masa për këta 120 policë nuk d o të rrezikonin sigurinë, por nëse lihen në atë mënyrë dhe nuk i dërgojnë në shtëpi apo institucionet shëndetësore në mënyrë që të kurohen së paku duhet t’u konfiskohet arma zyrtare. Realisht po del që një ndër shkaktarët kryesorë për rritjen e numrit të vrasjes po dalin personat nga Policia , kështu që Policia e Kosovës duhet sa më parë të formojnë një komision përkatëse të merren me këtë problem jo ta presin Ligjin mbi Policinë që t’i rregullojë”, tha Islami përmes telefonit.

Statistikat zyrtare të Policës së Kosovës tregojnë se ndër vite ka pasur disa viktima nga armët zyrtare. Vetëm gjatë vitit 2019 janë vrarë tre persona.

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike