Ekskluzive: Agim Ademi punëson avokatin e njohur të pushtetit për t’i shpëtuar burgut

Agim Ademi do të mbrohet nga avokati i njohur i LDK-së, Besnik Berisha derisa po akuzohet për detyrim në tentativë. Gjykata e Apelit fuqizoi vendimin e shkallës së parë të mërkurën, duke e konfirmuar dënimin me nëntë muaj burgim efektiv për Ademin. E i kontaktuar nga Redaksia e Periskopit, avokati i deritanishëm i Ademit, Qazim […]
Gjykata e Apelit fuqizoi vendimin e shkallës së parë të mërkurën, duke e konfirmuar dënimin me nëntë muaj burgim efektiv për Ademin.
E i kontaktuar nga Redaksia e Periskopit, avokati i deritanishëm i Ademit, Qazim Qerimi, ka thënë se ai më nuk e mbron numrin 1 të FFK-së dhe se që prej apelimit të vendimit në Gjykatën e Apelit, në këtë çështje është punësuar avokati Berisha.
Duke e komentuar rastin, Qerimi u shpreh se tash Ademit i mbetet që ta apelojë edhe vendimin e shkallës së dytë në Supreme.
Përndryshe, Ademi dhe Muharrem Rama akuzohen se gjatë periudhës kohore 12 korrik – 12 shtator 2012, me qëllim të përfitimit material e kishin kërcënuar dhe sulmuar Dritëro Kadollin, duke e detyruar të njëjtin të bëjë veprime në dëm të pasurisë së tij, respektivisht të bëjnë përfitim të pa drejtë në shumën prej 30.000.00 euro, apo një veturë të tipit “BMË X5”, e cila veturë më pas pretendohej t’i dorëzohej Kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti, duke kryer veprën penale detyrimi në bashkëkryerje. /Periskopi.com/












