Edhe një klub tjetër nga Premier Liga po interesohet për Muriqin

Klubet evropiane po e duan prizrenasin në klubet e tyre, tashmë është konfirmuar se yllit kosovar i kanë bërë ofertë edhe klube të njohura nga Premier Liga. Muriqi është duke bërë paraqitje mjaft të mirë për klubin turk Fenerbahcen dhe kërkesat nga klubet e tjera veç po rriten. Ndërkohë, mediat tjera turke njoftuan se dje […]
Klubet evropiane po e duan prizrenasin në klubet e tyre, tashmë është konfirmuar se yllit kosovar i kanë bërë ofertë edhe klube të njohura nga Premier Liga.
Muriqi është duke bërë paraqitje mjaft të mirë për klubin turk Fenerbahcen dhe kërkesat nga klubet e tjera veç po rriten.
Ndërkohë, mediat tjera turke njoftuan se dje gjatë ditës 25 vjeçarin në ndeshjen e fundjavës që shkoi e kanë vëzhguar edhe skautët e Leicester Cityt, Monacos dhe Eintracht Frankfurtit.
Futbollisti kosovar ka kontratë me Fenerbahcen deri më 2023. Ndërkaq kujtojmë “Djajtë e Kuq” i kishin ofruar muajin e kaluar 25 milionë euro për sulmuesin shtatlartë, por klubi nga Stambolli e kishte refuzuar këtë ofertë pasi i kërkon 50 milionë euro për Muriqin.












