​Udhëtarët e linjës Veronë-Prishtinë: Nuk ka asnjë rast të dyshuar për koronavirus

​Udhëtarët e linjës Veronë-Prishtinë: Nuk ka asnjë rast të dyshuar për koronavirus

Udhëtarët e linjës Veronë-Prishtinë, Ramadani: Nuk ka asnjë rast të dyshuar për koronavirus Drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, ka qenë i pranishëm në kontrollet që i janë bërë të gjithë udhëtarëve që kanë ardhur pasditen e sotme nga Italia në Prishtinë. Aeroplani i linjës Veronë-Prishtinë ka mbërritur rreth orës 15:50 minuta, […]

Drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, ka qenë i pranishëm në kontrollet që i janë bërë të gjithë udhëtarëve që kanë ardhur pasditen e sotme nga Italia në Prishtinë.

Aeroplani i linjës Veronë-Prishtinë ka mbërritur rreth orës 15:50 minuta, ndërsa udhëtarët i janë nënshtruar kontrolleve nga ekipet mjekësore. Sipas Ramadnit, janë gjithsej 5 ekipe mjekësore të cilat janë në ndihmë të Aeroportit “Adem Jashari”.

Ramadani tha se udhëtarët nuk kanë pasur shenja të koronavirusit, megjithatë një raport më i zgjeruar do të bëhet pasi të kryhen të gjitha kontrollet.

Ai tha se të njëjtit po këshillohen se si duhet të sillen në rast se shfaqin shenja të dyshimta në ditët në vijim

Ramadani: Nuk ka asnjë të dyshuar, raporti i detajuar pasi të kryhen kontrollet

“Ne si Institut Kombëtar faktikisht kemi dalë këtu bashkë me ekipet mjekësore të aeroportit dhe ekipet mjekësore të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare, gjegjësisht janë katër ekipe mjekësore dhe një ekip i Institutit Kombëtar në përcjellje dhe ndihmë të vazhdueshme të aeroportit dhe ekipeve mjekësore. Kështu që kemi ardhur këtu për të parë nga afër faktikisht kontrollin e rregullt të të gjithë pasagjerëve të cilët udhëtojnë përmes Aeroportit të Prishtinës dhe në veçanti gjendemi pas kontrollit të udhëtarëve të cilët vijnë në linjën Prishtinë-Veronë. Duke pasur parasysh se kontrolli i mjekësve ka filluar dhe është në fluks të punës mund të themi se përshtypjet e para janë impresionuese dhe nuk ka asnjë person të dyshimtë. Pra për momentin, duke pasur parasysh se jemi në vizitë e sipër, do të përfundojmë vizitën dhe në fund do të bëjmë bilancin të gjithë personave duke i rekomanduar ata si të sillen në rast se kanë shenja eventuale”, deklaroi Ramadani.

Ndryshe, Italia është shndërruar në vatër të koronavirusit në Evropë pasi është vendi më i prekur nga virusi vdekjeprurës ku janë regjistruar 456 raste me të infektuar dhe të paktën 12 të vdekur.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit