​Kot i pini: Këto janë shtojcat e rreme bimore

​Kot i pini: Këto janë shtojcat e rreme bimore

Në Shtetet e Bashkuara, katër kompani të mëdha me një numër të madh të dyqaneve me pakicë në mbarë vendin janë dyshuar kohët e fundit se kanë shitur shtesa të rreme dhe potencialisht të dëmshme bimore (shtesa të vitaminave), konfirmoi Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Nju Jork. Kompanitë ishin urdhëruar të largonin ato nga […]

Një hetim nga autoritetet shtetërore zbuloi se një numër i shtojcave bimore, ato më të shitura, nuk përmbajnë asnjë prej përbërësve të listuar në etiketat.

Në vend të kësaj, shtojcat përmbajnë përbërës të lirë, të tilla si perime pluhur, barishte dhe miell drithërash, si dhe përbërës të tjerë, disa prej të cilave mund të jenë një rrezik për ata që vuajnë nga alergjia.

Hetimi u përqendrua në gjashtë produkte dhe këtu janë disa gjetje specifike:

Një produkt tha se përmbante “ginko biloba”, dhe në të vë rtetë kishte rrepkë pluhur, barishte e tharë dhe miell gruri. Etiketa thoshte se produkti nuk përmbante as grurë, as gluten.

Produkti tjetër deklaroi në etiketë se përmbante ‘jen-sen’, dhe pilula u gjet se përmbante vetëm pluhur hudhre dhe oriz.

Përgatitja e tretë, pilula bimore, kishte përveç përbërësve “kryesorë”, bishtajore pluhur (përfshirë kikirikë dhe soje), të cilat te disa njerëz mund të shkaktojnë reaksione të rënda alergjike.

Tre produktet e tjera bimore u shitën si përgatitje të bazuara në kantarion, ginko biloba dhe valerian. Sidoqoftë, nga testimi u zbulua se ato ishin bërë nga pluhuri i orizit, fasulet, bizelet dhe karotat e egra.

Prokurori i përgjithshëm urdhëroi zinxhirët me pakicë të paraqisnin procedurat që ata përdorin për të kontrolluar përbërësit në shtojcat bimore dhe rezultatet e kontrolleve.

“Etiketimi i produkteve false, përmbajtja e rrezikshme në produkte dhe reklamimi i rremë janë të paligjshme. Kjo përbën një rrezik të papranueshëm për klientët, veçanërisht ata me një alergji ndaj përbërësve të fshehur (të pa shënjuar), “tha prokurori i përgjithshëm Eric Schneiderman.

Në përgjigje të hetimit, shitësit me pakicë thanë që ata do të largonin produktet nga dyqanet e tyre në shkallë vendi dhe të bashkëpunojnë me autoritetet derisa të zgjidhet problemi. Prodhuesit, natyrisht, tregojnë se ata “qëndrojnë prapa cilësisë dhe korrektësisë” të produkteve që ata shesin.

Shumë profesionistë të kujdesit shëndetësor në SHBA kanë paralajmëruar prej kohësh për cilësinë dhe sigurinë e disa shtesave dietike dhe e kanë mirëpritur këtë hetim, transmeton KosovaPress.

Kjo është hera e parë që shitësit me pakicë në Shtetet e Bashkuara janë ndaluar nga veprimet ligjore për shitjen e produkteve bimore të gabuara, shkruan New York Times.

 

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve