E zvarriti e e zvarriti dhe në fund i shënoi: Ja turpërimi që Immobile i bëri Berishës (Video)

Lazio fitoi dje me rezultat të thellë 5-1 duke vazhduar luftën për titullin kampion. Viktima e skuadrës që drejohet nga Simone Inzaghi, kësaj here ishte SPAL që po lufton për mbijetesë. SPAL nuk ka ndonjë lojtar të njohur përveç Andrea Petagnas dhe Etrit Berishës. Berisha u huazua në këtë ekip prej Atalantas që po vazhdon […]
SPAL nuk ka ndonjë lojtar të njohur përveç Andrea Petagnas dhe Etrit Berishës. Berisha u huazua në këtë ekip prej Atalantas që po vazhdon shkëlqimin në Serie A.
Dhe, prej fillimit të sezonit e tutje, gardiani shqiptar ia doli që të ishte lojtari më i mirë i ekipit duke prodhuar pritje të jashtëzakonshme për ekipin e tij, që megjithatë ra në fund të tabelës, shkruan Periskopi.
Por, dje pamë një episod aspak të mirë për ish lojtarin e 2 Korrikut të Prishtinës. I ndodhur përballë këmbëshpejtit Ciro Immobile i cili prin listën e golshënuesve në Serie A tashmë me 25 gola, Berisha e pa të udhës të dilte nga porta e tij për t’i zvogëluar rrezen e gjuajtjes në portë italianit.
Megjithatë, ajo që bëri Immobile me portierin shqiptar ishte mjaft turpëruese për këtë të fundit.
Berisha [siç mund ta shihni nga minuta 1:23] u mundua të mos e lejonte Immobilen të shënonte duke vazhduar ta ndjekte e ta ndjekte por sulmuesi italian me aftësitë marramendëse teknike ia doli ta mbante topin në këmbë dhe në fund shënoi një gol spektakular me portën që ishte e pambuluar.












