E vërteta e tmerrshme që fshihet pas vajit të peshkut

E vërteta e tmerrshme që fshihet pas vajit të peshkut

Tendenca e përdorimit të vajit të peshkut ka arritur majat dhe nuk mund të ndalet më. Megjithatë, është mjaft e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se çfarë po fusin në trupin e tyre. Ngrënia e peshkut të egër dhe pirja e suplementeve të vajit të peshkut janë dy gjëra tërësisht të kundërta. Nëse e para […]

Tendenca e përdorimit të vajit të peshkut ka arritur majat dhe nuk mund të ndalet më.

Megjithatë, është mjaft e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se çfarë po fusin në trupin e tyre. Ngrënia e peshkut të egër dhe pirja e suplementeve të vajit të peshkut janë dy gjëra tërësisht të kundërta. Nëse e para nuk përbën problem, e dyta po.

Problemi kryesor janë merkuri dhe dioksinat, të cilat janë të pranishme pothuajse te të gjitha llojet e peshqve që përdoren për suplementet. Nëse hani peshk që përmban merkur, ky i fundit ka tendencën që të qëndrojë në traktin intestinal, mëlçi dhe në zonën e stomakut. Kur bëhet fjalë për suplemente, historia bëhet më e rrezikshme. Edhe pse prodhuesit thonë se suplementeve u është hequr merkuri, kjo është tërësisht e pamundur dhe e pavërtetë.

Te peshqit, merkuri përqendrohet kryesisht te vajrat omega. Kur përpunohen miliona peshq për t’u marrë vajin, merkuri rritet në nivele marramendëse. Procesi që përdoret për të ulur nivelin e merkurit, thjesht e destabilizon këtë metal të rëndë toksik. Ai bëhet i thjeshtë për t’u përthithur dhe funksionon si një preparat homeopatik. (Për ata që nuk e njohin, homeopatia funksionon në bazë të parimit që sa më shumë të hollohet një substancë, aq më shumë rritet fuqia dhe ndikimi i saj në organizëm).

Ky merkur i përqendruar që përfundon në suplementet e vajit të peshkut ka aftësinë të kapërcejë barrierën hemato-encefalike dhe të hyjë me lehtësi në organet e ndjeshme duke tronditur organizmin. Gjithashtu përforcon dhe ushqen viruset dhe bakteret. Suplementet e vajit të peshkut ju bëjnë më të predispozuar për t’u prekur nga alzhajmeri, demenca dhe sëmundjet inflamatore kronike të trurit.

Fatkeqësisht, moda e përdorimit të vajit të peshkut ngjason me një tren që nuk ndalet dhe fiton shpejtësi nga keqinformimi. Është e fuqishme, popullore dhe e dëmshme. Bëni çmos që të mos i zini besë. Në vend të suplementeve të vajit të peshkut, zgjidhni produktet omega me bazë algash.

Sa herë që ju mbushin mendjen me argumente në favor të vajit të peshkut, mbani mend: vaji i peshkut është “vaji i gjarprit” i ditëve të sotme! Përdoreni me maturi, por dijeni që nuk ka për t’ju dhënë asnjë efekt.

Mos më keqkuptoni nga këto informacione që janë kundër rrymës, por e kam të pamundur të eci me turmën. Thjesht dua që ta dini si qëndron e vërteta. Shkruar nga ANTHONY WILLIAM në librin: Medical Medium, sjellë në shqip nga Botimet Living!

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve