Dumoshi: S’kam llogari në Twitter, dikush po e keqpërdorë emrin tim për lajme të rrejshme

Ministrja e re e Kulturës, Vlora Dumoshi, njofton se dikush ka hapur llogari të rrejshme në emër të saj në Tëitter dhe e ka keqpërdorur për përhapjen e lajmeve të rrejshme. Dumoshi njofton: Të dashur miq, Sapo u njoftova se dikush ka hapur një llogari të rrejshme në emër timin në rrjetin social Twitter dhe […]
Ministrja e re e Kulturës, Vlora Dumoshi, njofton se dikush ka hapur llogari të rrejshme në emër të saj në Tëitter dhe e ka keqpërdorur për përhapjen e lajmeve të rrejshme.
Dumoshi njofton:
Të dashur miq,
Sapo u njoftova se dikush ka hapur një llogari të rrejshme në emër timin në rrjetin social Twitter dhe të njëjtën e ka keqpërdorur, duke lëshuar lajme të rrejshme -fake news.
Dua të ju informoj se unë nuk kam asnjë llogari në Twitter.
Menjëherë do ta paraqes rastin në Policinë e Kosovës, departamentin e krimeve kibernetike.
Dëshiroj të shpreh keqardhjen time për këdo që mund të jetë trazuar nga këto lajme të rrejshme, duke keqpërdorur emrin tim.
Me respekt,












