Di Maria: M’u desh ta vishja fanellën me numrin 7, ky është numri që e preferon ylli argjentinas

Ish-lojtari i Real Madridit, Angel Di Maria, thotë se do të preferonte ta kishte numrin 11 në fanellë, por nuk kishte pasur mundësi të zgjedhte. “Kur mbërrita, pashë që numri 11 ishte i disponueshëm”, u përgjigj ai kur u pyet për numrin e bluzës së tij në PSG. “Këtë numër të fanellës e kam veshur […]
Ish-lojtari i Real Madridit, Angel Di Maria, thotë se do të preferonte ta kishte numrin 11 në fanellë, por nuk kishte pasur mundësi të zgjedhte.
“Kur mbërrita, pashë që numri 11 ishte i disponueshëm”, u përgjigj ai kur u pyet për numrin e bluzës së tij në PSG.
“Këtë numër të fanellës e kam veshur shumë kur isha i ri dhe isha i prirur ta marr përsëri”, shtoi më tutje Di Maria.
“Në Real Madrid, numri 11 ishte marrë tashmë, kështu që unë mora 22. Në Manchester United ata më dhanë numrin 7, nuk pata mundësi të zgjedhja. Në PSG, unë pata zgjedhje, kështu që zgjodha 11! “ /Periskopi.com/












