Deputeti i LDK’së: Nuk do të përbijmë çdo gjë që vjen nga Kurti

Deputeti i LDK’së: Nuk do të përbijmë çdo gjë që vjen nga Kurti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka deklaruar se SHBA e sheh LDK-në si parti më serioze dhe se LVV-në e kanë nën llupën e analizës. Nga Kongresi Amerikan ai u intervistua në kuadër të emisionit Info Magazine në Klan Kosova, ku mes tjerash tha se me partinë e Albin Kurtit kanë hyrë […]

Nga Kongresi Amerikan ai u intervistua në kuadër të emisionit Info Magazine në Klan Kosova, ku mes tjerash tha se me partinë e Albin Kurtit kanë hyrë në bashkëqeverisje për të bërë ndryshimin, por edhe se nuk do të përbijnë çdo gjë që vjen nga ai.

“Pavarësisht që jemi në koalicion dhe kemi një program qeverisës, megjithatë ne dallohemi. LDK dhe LVV janë parti të ndryshme politike”.

“Adresë me e madhe në këtë partneritet qeverisës në raport me amerikanët është LDK-ja dhe këtë duhet pranuar edhe LVV-ja. Ambasada amerikane e sheh LDK-në si një ndër parterët më seriozë”.

“VV nuk ka ndërtuar ende një raport të mirëbesimit me amerikanët. Kjo parti është në llupën e analizës së tyre. Janë duke e provuar VV dhe Kurti është parti serioze dhe është e gatshme të merr vendime të përgjegjshme ne përputhje me mandatin që e kanë, ndërkaq presionet më tepër janë drejtuar nga LDK-ja se sa ekskluzivisht me LVV”.

“Kemi hyrë në një bashkëqeverisje me synimin për të bërë ndryshimin, por kjo nuk do të thotë se do të përbijmë çdo gjë që vjen nga zotëri Kurti”.

“LDK dhe unë nuk jemi të interesuar që të rrimë në një koalicion që mund të merr epitetin e një qeverie antiamerikane. Ne e shuajmë bashkëpunimin, diskutojmë tërheqjen e forcave, etj., se unë mendoj që shtetësia e Kosovës  do të varet nga shteti i Amerikës, prandaj ky partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i qenësishëm dhe jemi në përpjekje që ta bindim Kurtin që këtë partneritet ta vazhdojmë”, u shpreh Selmanaj.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit