Dele Alli dënohet pas videos për koronavirusin në Snapchat

Lojtari i Tottenhamit, Dele Alli është dënuar nga Federata Angleze për sjellje jo sportive, pasi publikoi një video në rrjetet sociale në lidhje me koronavirusin. Më herët këtë muaj, mesfushori publikoi një video në Snapchat ku shihej duke u tallur me një aziatik në lidhje me përhapjen e virusit, transmeton Periskopi. Pavarësisht se 23-vjeçari kërkoi […]
Lojtari i Tottenhamit, Dele Alli është dënuar nga Federata Angleze për sjellje jo sportive, pasi publikoi një video në rrjetet sociale në lidhje me koronavirusin.
Më herët këtë muaj, mesfushori publikoi një video në Snapchat ku shihej duke u tallur me një aziatik në lidhje me përhapjen e virusit, transmeton Periskopi.
Pavarësisht se 23-vjeçari kërkoi falje për sjelljet e tij, Federata Angleze ka vendosur tash ta dënojë.
“Dele Alli është dënuar për sjellje jo sportive për thyerje të rregullores në lidhje me një postim në rrjetet sociale,” shkruhet në komunikatën e FA.
“Ai ka kohë deri të enjten më 5 mars 2020 të përgjigjet.” /Periskopi.com/












