Deklarohet Trump: Lë mundësinë që Grenell të merret veç me dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar të dielen se është në kërkim të një ambasadori të ri në Gjermani, pasi që Richard Grenell është emëruar ushtrues detyre i Drejtorit të Inteligjencës amerikane. “Do ta emëroj një ambasador në Gjermani”, iu ka thënë Trumpi gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, para se të nisej për një […]

“Do ta emëroj një ambasador në Gjermani”, iu ka thënë Trumpi gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, para se të nisej për një udhëtim në Indi, raporton Reuters, transmeton Koha.net.

Krahas të qenit ambasador në Gjermani, Grenelli kohë më parë ishte emëruar prej Trumpit i dërguar i posaçëm i SHBA-së për bisedimet Kosovë-Serbi.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane i kishte thënë Reutersit gjatë javës së kaluar se Grenelli mund të mbetej ambasador, me gjithë se është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të inteligjencës, duke e pasur përsipër mbikëqyrjen e komunitetit amerikan të inteligjencës, të përbërë prej shtatëmbëdhjetë agjencive.

Është e paqartë se për sa kohë do të shërbejë Grenelli si shef i inteligjencës amerikane. Trumpi ka deklaruar të dielen se ai ka në mendje pesë kandidatë për këtë pozitë, njëri prej të cilëve do të bëhej drejtor i përhershëm.

“Në një të ardhme jo edhe aq të largët, do t’i bëjmë të ditur emrat e këtyre kandidatëve”, ka thënë Trumpi.

Kjo lë mundësinë që z.Grenell në një të ardhme shumë të afërt të jetë vetëm emisar i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, në mënyrë që të merret më intenzivisht me të.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit