Dardan Gashi: Pacolli po voton ata që e donin me çdo kusht jashtë Kuvendit

Dardan Gashi nga Nisma Socialdemokrate ka reaguar ndaj kryetarit të AKR’së, Behgjet Pacolli i cili tha se do ta votojë Albin Kurtin për kryeministër. Sipas Gashi veprimi i Pacollit nuk ka kuptim sepse Kurti provoi me të gjitha mënyrat që ta lë jashtë Kuvendit koalicioni Nisma-AKR. “Eshte e pakuptueshme qe z Pacolli te votoj per […]
Sipas Gashi veprimi i Pacollit nuk ka kuptim sepse Kurti provoi me të gjitha mënyrat që ta lë jashtë Kuvendit koalicioni Nisma-AKR.
“Eshte e pakuptueshme qe z Pacolli te votoj per Kryeminister dhe ti jape besimin njeriut i cili nder tjera provoi me te gjitha menyrat e ndyta te largoje koalicionin Nisma-AKR nga parlamenti! Njeriut i cili i doli ne mbrojtje votave te manipuluara te Listes Srbska vetem per mos ta lejuar Pacollin te jete ne Kuvend… e pakuptime dhe deshpruese…” ka thënë Gashi.
Kujtojmë që Vetëvendosje gjatë procesit të rinumërimit të votave tentoi që t’i fuste edhe votat e ardhura ilegalisht nga Serbia, vota të cilat e lërenin jashtë koalicionin Nisma-AKR./Periskopi/












