Cristiano Ronaldo mbush 35 vjet: Forma e tij fizike shumë më e dobët se dikur, fundi i karrierës afër

Cristiano Ronaldo mbush 35 vjet: Forma e tij fizike shumë më e dobët se dikur, fundi i karrierës afër

Cristiano Ronaldo mbush sot 35 vjet derisa po stërvitet për t’u ndeshur me dy mbrojtësit shqiptarë, Amir Rrahmanin dhe Marash Kumbullën me të cilët pati probleme në ndeshjen e parë të sezonit. Por, edhe pse 35 vjeçar, Ronaldo ka pasur statistika mjaft të mira këtë sezon e megjithatë, statistikat dinë të gënjejnë keq. A është […]

A është plakur Ronaldo ashtu siç sugjeron numri i viteve që mban mbi supe?

Natyrisht. Portugezi këtë sezon ka qenë në një formë të mirë dhe nga 19 ndeshje i ka shënuar 19 gola, 7 prej të cilave nga pika e bardhë. Sidoqoftë, Serie A njihet si një ligë e sulmuesve veteranë, sidomos në vitet e fundit.

Luca Toni në moshën 38 vjeçare para disa vitesh ishte shpallur golashënuesi më i mirë me Hellas Veronan. Sivjet, vetë Ronaldo ka 6 gola më pak se një sulmues mesatar si Ciro Immobile. Ndërkohë, i shkëlqyer është treguar edhe slloveni 32 vjeçar, Josip Iliqiq që i ka shënuar 14 gola dhe asnjërin nga penaltia. Edhe pse Iliqiq nuk është sulmues me profesion.

Vitin e kaluar, Ronaldo u mund në garën për golashënuesin më të mirë nga Fabio Quagliarella i Sampdorias që ishte 36 vjeçar.

Pra, golat e tij në Serie A nuk është se vlen shumë.

Forma në Champions League e Ronaldos këtë sezon është shumë e dobët. Ai ka arritur të shënojë vetëm dy gola në gjashtë ndeshje të luajtura gjatë këtij edicioni për Zonjën e Vjetër.

Në vrapim e në driblime Ronaldo vazhdon të duket si dikur, por në të vërtetë golat e shënuar nga loja e hapur janë mjaft të paktë. Në dy vitet e fundit ai ka shënuar më shumë gola nga gabimet kundërshtare dhe nga pasimet e bashkëlojtarëve që e vinin para portës. Natyrisht, edhe nga penaltitë e panumërta.

Ronaldo po tregon se mosha nuk është vetëm një numër dhe se numri i ditëve të mbetura për të është drejt fundit. /Periskopi

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova