Besa Ismaili për VV-LDK: Urime por ju jeni në fundamentin tonë

Besa Ismaili për VV-LDK: Urime por ju jeni në fundamentin tonë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili, pasi uroi VV dhe LDK për marrjen e detyrave tha se do të sigurohet që asnjë pikë e premtimeve që pushtetarët kanë bërë të mos kalojë pa përgjegjësi dhe llogari. Megjithëse shkroi se akuzat për papërgjegjshmëri janë paragjykuese, ka dyshime për planin qeverisës për të cilin tha […]

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili, pasi uroi VV dhe LDK për marrjen e detyrave tha se do të sigurohet që asnjë pikë e premtimeve që pushtetarët kanë bërë të mos kalojë pa përgjegjësi dhe llogari.

Megjithëse shkroi se akuzat për papërgjegjshmëri janë paragjykuese, ka dyshime për planin qeverisës për të cilin tha se mungon strategjia specifike ashtu sikurse mungojnë shpjegimet për mënyrën e themelimit të Bankës Zhvillimore dhe Fondit Sovran.

“Partia Demokratike e Kosovës shtriu bazat e shtetndërtimit dhe nëse keni çka të ndërtoni tutje, ju megjithatë jeni në fundamentin tonë”, shkroi ndër të tjera Ismaili.

Postimi i saj i plotë në Facebook

Nga këndi i opozitares, si një pozicion politik shumë i rëndësishëm për zhvillimin e demokracisë, urime për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës!

Prezantimi i planit qeverisës në Kuvend erdhi pas shumë deklaratave zyrtare nga të dyja palët se ka një përafrim për arritjen e koalicionit, pa detajuar asnjë pikë. Një lexim i përgjithshëm, pa specifikuar programin, është një premisë ciklike e pushtetit, pa prodhuar diç të re.

Akuzat për papërgjegjshmëri janë paragjykuese.

Qasja për të organizuar jetën politike në suaza personale karshi atyre racionaliste nuk nënkupton u zhvillim, por stagnim të proceseve politike për të ndërruar akterë në pushtet.

I tërë plani, ashtu siç u prezantua në Kuvend, nuk ka as edhe një strategji specifike se si do të rregullohen politikat institucionale të supozuara nga ju si të dëmshme përgjatë viteve sa ishit në opozitë.

Qëndrimet dhe diskurset janë për konsum të brendshëm dhe ditor, gjë që u dëshmua me ndërrimin e fotografive pavarësisht ligjit, prezantimeve pranë flamurit të shtetit dhe simbolika të tjera.

Ashtu sikurse në opozitë, që nuk shpjeguat asnjëherë mënyrën e themelimit të Bankës Zhvillimore dhe Fondit Sovran, ashtu ndodhi edhe në Kuvend.

Nuk ka as edhe një shpjegim të vogël, por me rëndësi të madhe, se si do të arrini që buxhetin e një mandati të projektoni me 3 miliard euro, supozuar një rritje mbi 10 miliard euro? Po pyes, se çfarë linje ideologjike të politikbërjes, synuar në ekonominë e spektrit të majtë, përfaqëson Lidhja Demokratike e Kosovës në këtë koalicion?

Partia Demokratike e Kosovës shtriu bazat e shtetndërtimit dhe nëse keni çka të ndërtoni tutje, ju megjithatë jeni në fundamentin tonë.

Do të sigurohemi që asnjë pikë e premtimeve që keni bërë të mos kalojë pa përgjegjësi dhe llogari.

E nëse synoni zhbërjen e shtetit, të arriturave apo edhe më keq riorientimin kombëtar të Kosovës, jemi çdo herë, si gjithnjë, pranë institucioneve për të marrë përgjegjësi.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit