Batatina: Kombëtaren na e bëri Fadil Vokrri, FFK-ja e sotme i shiti vetëm nga 2 mijë bileta e jo 12 mijë

Batatina: Kombëtaren na e bëri Fadil Vokrri, FFK-ja e sotme i shiti vetëm nga 2 mijë bileta e jo 12 mijë

Drejtori i Llapit, Tahri Batatina, ka hedhur akuza të reja në drejtim të FFK-së në emisionin sportiv të RTV Dukagjinit. Ai ka akuzuar krerët e federatës se kanë shkelur statusin e saj, duke iu dhënë statusin e delegatëve plot njerëzve të cilët kishin edhe kontrata pune me të. Por, ai nuk është mjaftuar me kaq […]

Ai ka akuzuar krerët e federatës se kanë shkelur statusin e saj, duke iu dhënë statusin e delegatëve plot njerëzve të cilët kishin edhe kontrata pune me të.

Por, ai nuk është mjaftuar me kaq duke hedhur edhe akuza të tjera ndaj FFK-së që drejtohet nga Agim Ademi, i dënuar nga Gjykata Themelore për kanosje dhe sulm fizik, shkruan Periskopi.

Batatina ka deklaruar se “Përfaqësuesja (Kombëtarja e Kosovës) ishte meritë e të ndjerit Fadil Vokrri dhe se Federata (e sotme) i kishte dy çështje dhe në të dyjat dështoi: organizimin dhe shitjen e biletave.”

Z.Batatina më tej tha se FFK-ja i kishte shitur vetëm nga 2 mijë bileta e kishte pasur për detyrë t’i shiste nga 12 mijë për tifozët e kombëtares së Kosovës.

Ndryshe, shumë tifozë të kombëtares sonë në vazhdimësi kanë gjetur parregullsi në procesin e shitjes së biletave, derisa u mor vesh se kjo federatë në fakt ndante vetëm një pjesë të vogël biletash për ta duke i ndarë të tjerat për grupet e ndryshme të lidhura me të.

Se FFK-ja ka shkelur statusin me rastin e delegatëve që kishin kontrata pune kanë përsëritur edhe debatuesit e tjerë në RTV Dukagjini. Kujtojmë se javën e kaluar u mbajt Kuvendi Zgjedhor në të cilin pati tensione të mëdha pasi kryetari i FFK-së kërkoi “votëbesim”. /Periskopi

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova