Barcelona veç e ka pasuesin e Messit: Rekordmeni 17-vjeçar sensacional, ia fiton tri pikë Barçës i vetëm

Ansu Fati mund të jetë vetëm 17-vjeçar por ai nuk është aspak i huaj me rekorde, derisa e theu një tjetër të dielën mbrëma. Tinejxheri shënoi dy herë brenda dy minutave në “Camp Nou” kundër Levantes, duke u bërë lojtari më i ri në La Liga që shënon dy gola këtë shekull, transmeton Periskopi. Goli […]
Tinejxheri shënoi dy herë brenda dy minutave në “Camp Nou” kundër Levantes, duke u bërë lojtari më i ri në La Liga që shënon dy gola këtë shekull, transmeton Periskopi.
Goli i tij i parë erdhi në minutën e 30-të, pas një asistimi magjik nga Lionel Messi, me argjentinasin që asistoi edhe për golin e dytë të Fatit dy minuta më vonë.
Krejt në fund, Levante arriti të ngushtojë epërsinë pas një gabimi të Ter Stegen, i cili nuk reagoi si duhet pas një goditje nga Rochina, me topin që përfundoi në rrjetë.
Pikërisht 2-1 përfundoi ndeshja, derisa Fati ka shënuar pesë gola për Barcelonën këtë fushatë në të gjitha garat.
Pas kësaj fitoreje, Barcelona pozicionohet në vendin e dytë në tabelë, vetëm tri pikë më pak se lideri, Real Madridi, ndërsa Levante renditet në vendin e 13-të me 26 pikë. /Periskopi.com/












