Barcelona mori anën e Abidalit: Messi pritet të largohet në muajin maj

Barcelona është në telashe të mëdha dhe përplasja e fundit mes Abidalit dhe Lionel Messit mund të ketë shkaktuar tashmë pasoja të pariparueshme. Trajneri i Barcelonës, Quique Setien erdhi në klub vetëm 24 ditë më parë por menjëherë u pyet nga gazetarët nëse ishte pishman që e kishte marrë drejtimin e këtij klubi me kaq […]
Trajneri i Barcelonës, Quique Setien erdhi në klub vetëm 24 ditë më parë por menjëherë u pyet nga gazetarët nëse ishte pishman që e kishte marrë drejtimin e këtij klubi me kaq shumë probleme.
Pasi qeshi pak, ai tha “Në asnjë mënyrë. Është e vërtetë që një muaj më parë isha në shtëpinë time dhe nuk kisha asnjë problem. Por, këto probleme te Barcelona janë probleme të bekuara.”
Askush s’e kishte menduar që gjërat do të ishin kaq të zorshme në Barcelonë. Kapiteni dhe lojtari më i mirë i Barcelonës publikisht iu gjuajt drejtorit sportiv të klubit, Eric Abidalit.
Presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu, foli me Abidalin dhe Messin gjatë ditës së djeshme duke u munduar t’i qetësonte. Pas një takimi shumë të gjatë, Guardian shkruan se presidenti ishte bërë me Abidalin duke ia kthyer shpinën Messit.
Barcelona ka pasur vetëm 16 lojtarë në dispozicion për ndeshjen me Athletic Bilbaon. Samuel Umtiti duhet të shkojë vetë në Bilbao – pasi ishte në gjyq gjatë mungesit, i akuzuar se e kishte shkatërruar banesën që e kishte marrë me qira. Gjatë vikendit, Ivan Rakitiq e pranoi se ishte i palumtur me mënyrën se si Barcelona ishte munduar ta largonte me forcë nga klubi. Agjentët e Arturo Vidalit tashmë kanë nisur procedurat gjyqësore kundër Barcelonës për një bonus që thuhet se e meriton lojtari.
Dhe më pas, sikur e gjithë kjo të mos mjaftonte, Abidal dha një intervistë. Në të, ai tha se ishte optimist që Messi do të nënshkruante një marrëveshje të re por po ashtu tha gjëra të tjera që do të shkaktonin kaos të mëtejmë në Barcelonë.
Abidali nënkuptoi se lojtarët e Barcelonës kishin qenë “të palumtur” me trajnerin e mëparshëm Ernesto Valverden. Ai po ashtu tha se ata “nuk kishin punuar mjaftueshëm”. Por, për Messin kjo akuzë ishte e patolerueshme. Vetëm 90 minuta më vonë Messi u bë bishë me një reagim publik e jo-ekuivok.
Messi i kërkoi Abidalit që të merrte përgjegjësi për veprimin e tij akuzues duke i thonë se po i njolloste lojtarët dhe e sfidoi drejtorin sportiv që të jepte emra.
Kjo ngriti frikën më të madhe: se Messi po largohej, përcjell Periskopi.
Messi ka një klauzolë në kontratën e tij që e lejon atë të largohet në fund të këtij sezoni – dhe atë falas. Siç e pranoi Abidali, krejt çka ai duhet të bëj është të komunikojë vendimin për largim në muajin maj.
32 vjeçari e ka përsëritur vazhdimisht se dëshiron ta përfundojë karrierën te Barcelona por po ashtu ka deklaruar se dëshiron të garojë e në pesë vitet e fundit te ky klub nuk e ka bërë një gjë të tillë.
Në dhjetor ai ngriti edhe mundësinë e pensionimit pasi e mori Topin e Artë. Ka një ndjesi të përgjithshme se vitet e fundit të karrierës së tij po harxhohen kot nga Barcelona dhe as Messi nuk është imun nga ajo ndjesi.












