Asgjë e re, Bayern Munichu vazhdon aventurën në Kupën e Gjermanisë: Hoffenheimi viktima

Bayern Munich ka siguruar një vend në tetë skuadrat më të mira të Kupës së Gjermanisë në sezonin 2019/2020. ‘Bavarezët’ kanë arritur të mposhtin 4:3 në ‘Allianz Stadium’ Hoffenheimin të mërkurën mbrëma. Mysafirët ishin të parët që kaluan në epërsi kur Jerome Boateng shënoi autogol në minutën e 8’ për 0-1. Fatin e Boateng e […]
Bayern Munich ka siguruar një vend në tetë skuadrat më të mira të Kupës së Gjermanisë në sezonin 2019/2020.
‘Bavarezët’ kanë arritur të mposhtin 4:3 në ‘Allianz Stadium’ Hoffenheimin të mërkurën mbrëma.
Mysafirët ishin të parët që kaluan në epërsi kur Jerome Boateng shënoi autogol në minutën e 8’ për 0-1.
Fatin e Boateng e pati pesë minuta më vonë Benjamin Hubner, që po ashtu shënoi në portën e tij, për të barazuar rezultatin në 1:1.
Në minutën e 20’, Thomas Muller shënoi për 2:1, ndërsa Robert Lewandowski në minutën e 36’, për 3:1.
Sulmuesi polak gjeti rrjetën edhe në minutën e 80’, kur realizoi për 4:1.
Hoffenheim nuk u dorëzua deri në fund të ndeshjes, duke shënuar edhe dy herë me anë të Munas Dabbur.












