Arsenali fiton me fat kundër Evertonit, vazhdon shpresa për vend të gjashtë

Një ndeshje spektakolare është zhvilluar mes Evertonit e Arsenalit. Skuadra e Artetas me shumë mund mori tre pikët e arta, ata morën golin e parë që në fillim të ndeshjes pa kaluar as 1 minutë lojë. Ndërkaq golin e barazimit e shënoi Nketiah me një super asistim të Sakas, duke vazhduar me dyfishim të rezultatit […]
Një ndeshje spektakolare është zhvilluar mes Evertonit e Arsenalit.
Skuadra e Artetas me shumë mund mori tre pikët e arta, ata morën golin e parë që në fillim të ndeshjes pa kaluar as 1 minutë lojë.
Ndërkaq golin e barazimit e shënoi Nketiah me një super asistim të Sakas, duke vazhduar me dyfishim të rezultatit nga Aubameyang i cili shënoi edhe golin e tretë për Arsenalin.
Golin e dytë për Evertonin e Ancelottit e shënoi në minutat e lojës shtesë të pjesës së parë, Richarlison.
Arsenali gjendet në pozitën e 9 me 37 pikë, përderisa skuadra e Evertonit në vendin e 11 me 36 pikë. /Periskopi.com/












