Ajo që Deontay Wilder tha për kostumin e tij para meçit tani duket seriozisht e sikletshme

Të shtunën mbrëma, bota e boksit ishte dëshmitare e një prej rikthimeve më të mëdha personale, derisa Tyson Fury u rikthye nga depresioni i thellë për t’u shëndrruar në kampion bote. Wilder ra në sy para meçit me një hyrje ekstravagante, derisa kostumi kushtoi diku rreth 40,000 dollarë, transmeton Periskopi. Amerikani sigurisht se tash pendohet […]
Wilder ra në sy para meçit me një hyrje ekstravagante, derisa kostumi kushtoi diku rreth 40,000 dollarë, transmeton Periskopi.
Amerikani sigurisht se tash pendohet për komentet që i dha para meçit në lidhje me kostumin, duke thënë:
“Zoti im, do të jetë fantastike njeri, ejani të shtunën mbrëma.
“Jo vetëm për nokautin, por do ta shprehi veten para se të futem në ring. Dua që njerëzit të thonë se i kanë shpenzuar mirë paratë nga fillimi deri në fund.
“Njeri, të shpenzosh 40 mijë në këtë kostum, duhet të jetë më i miri ndonjëherë.
“Të shpenzoj kaq shumë para në kostumet e mia, 40 mijë, e dini se jam legjendë e gjallë.
“Kam një rrugë të gjatë për ta kaluar, duhet t’ia dëshmoj botës.”
Sidoqoftë, pas meçit, amerikani tha disa fjalë tjera në lidhje me kostumin: “Nuk më pengoi, por faktoi është se uniforma ishte shumë e rëndë për mua.” /Periskopi.com/












