Agjenti i yllit të Chelseat: Pse jo Juve

Agjenti i Jorginhos pret që mesfushori i Chelseat të marrë oferta të rëndësishme gjatë verës. Futbollisti i lindur në Brazil u soll në “Stamford Bridge” nga Maurizio Sarri, por vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm edhe për Frank Lampardin, transmeton Periskopi. “Objektivi i tij është Euro 2020 me Italinë, pasi ka shumë pritshmëri për djelmoshat […]
Futbollisti i lindur në Brazil u soll në “Stamford Bridge” nga Maurizio Sarri, por vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm edhe për Frank Lampardin, transmeton Periskopi.

“Objektivi i tij është Euro 2020 me Italinë, pasi ka shumë pritshmëri për djelmoshat e Roberto Mancinit,” tha agjenti i lojtarit, Joao Santos.
“Jam i bindur se ai do të marrë oferta të rëndësishme gjatë verës, pasi nuk ka shumë top lojtarë me rolin e tij rreth e rrotull.
“Juventusi? Jam i sigurtë se disa oferta të rëndësishme do të vijnë dhe ne do t’i vlerësojmë së bashku me Chelsean.” /Periskopi.com/












