Afrim Tovërlani: Është keq për futbollin tonë që u dënua Agim Ademi

Trajneri i njohur kosovar, Afrim Tovërlani është në mesin e atyre që kanë reaguar pas dënimit me nëntë muaj burgim efektiv të Agim Ademit. Gjykata e Apelit e konsideroi si valid vendimin e shkallës së parë, e që është dënim me burg për Ademin dhe Muharrem Ramën, të cilët u shpallën fajtor për herë të […]
Gjykata e Apelit e konsideroi si valid vendimin e shkallës së parë, e që është dënim me burg për Ademin dhe Muharrem Ramën, të cilët u shpallën fajtor për herë të dytë nën akuzën detyrim në tentativë.
E i kontaktuar nga Periskopi, Tovërlani e ka komentuar vendimin duke thënë:
“Të them të drejtën nuk e di saktë se si e ka mundësinë e ankimimit ne instanca tjera z.Ademi.
“Pra, nuk jam njohës i kësaj pjese por me sa di pak e ka mundësinë e ankesës ne shkallën e dytë. Sa i perket efektit ne kete moment është shumë i keq sepse jemi afër ndeshjes historike dhe dhe mundësi kualifikimit historik.
“Me sa kam kuptuar gjatë muajve të fundit e kam parë se interesi është i madh dhe po kërkohen të gjitha mënyrat të rrezohet Agim Ademi. Unë jam thjesht njeri i futbollit që nga femijëria dhe jo që marr vesh shumë nga keto lojërat e fshehta që pkanifikojnë cilido njeri apo grup si brenda si jashtë FFK-së,” përfundoi Tovërlani. /Periskopi.com/












