Abdullahu: Kurti do ta heq taksën pas një trysnie më të madhe, e pastaj do të shtiret se bëri veprim pragmatik

Abdullahu: Kurti do ta heq taksën pas një trysnie më të madhe, e pastaj do të shtiret se bëri veprim pragmatik

Analisti politik, Faton Abdullahu, thotë Albin Kurti me qëllim nuk po e heq taksën, megjithëse do të duhej ta bënte që sot këtë. Ai thotë se Kurti po pret të rritet trysnia ndaj tij, s inga ndërkombëtarët e edhe nga partneri i koalicionit, që pastaj ta paraqes heqjen e taksës si vendim pragmatic nga ana […]

Analisti politik, Faton Abdullahu, thotë Albin Kurti me qëllim nuk po e heq taksën, megjithëse do të duhej ta bënte që sot këtë.

Ai thotë se Kurti po pret të rritet trysnia ndaj tij, s inga ndërkombëtarët e edhe nga partneri i koalicionit, që pastaj ta paraqes heqjen e taksës si vendim pragmatic nga ana e tij.

Abdullahu shkruan:

Sot Qeveria e Kosovës do të duhej të dal me qëndrim unik për taksën. Por qëndrim unik Qeveria Kurti nuk ka. Ai qëndrim do të duhej të ishte heqja e saj. Por ka vetëm një arsye pse kjo nuk po ndodh. Qeveritarët aktual, sidomos LV –ja, me qasjen e saj tradicionale dhe të gjatë për nga koha ja ka lidhur vetes këmbët, përveç tjerash edhe duke konstatuar vazhdimisht se votat i kanë fituar edhe mbi këtë kauzë refuzimi e ndëshkimi ndaj Serbisë. Prandaj këto ditë Qeveria Kurti nuk po e heq taksën por po pret që të rritet edhe më trysnia për heqjen e saj edhe nga faktori ndërkombëtar, sidomos SHBA-t, të rritët trysnia edhe nga faktori i brendshëm, sidomos nga partneri LDK, me qëllim që më pas heqja e taksës të duket dhe të ofrohet si reagim pragmatik i Kurtit ndaj rrethanave të reja. Ndërkohë Kurti do të shkoj këmbë në punë dhe ata që ngazëllehen me këtë fore nuk e kanë idenë se pa heqjen e taksës, pa koordinim të plotë me SHBA-t mbi dialogun me Serbinë, puna e Kurtit, dhe puna e të mirave të Kosovës do të vihen në pyetje gjithnjë e më shumë. E keqaja që po i ndodh Kosovës brenda kohës sa po ndodh refuzimi i heqjes së taksës, po rritet shpejt si ortek bore.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit