A është normal Kamberi? Shënon për gjigantin skocez një gol tmerrues (Video)

St.Johnstone po luan kundër gjigantit skocez, Glasgow Rangers, klub me të cilin deri tash po barazon me rezultat 2-2. Rangers që drejtohet nga legjenda Steven Gerrard në rast të fitores do të zvogëlonte epërsinë e pikëve të Celticut në vetëm shtatë, për më tepër duke e pasur edhe një lojë më pak të zhvilluar, shkruan […]
Rangers që drejtohet nga legjenda Steven Gerrard në rast të fitores do të zvogëlonte epërsinë e pikëve të Celticut në vetëm shtatë, për më tepër duke e pasur edhe një lojë më pak të zhvilluar, shkruan Periskopi.
Por, ajo që vlen nga kjo ndeshje është goli absolutisht mahnitës që ka arritur ta shënojë Florian Kamberi. Ai goditi me një volej të fuqishme drejt portës nga gjashtëmbëdhjetë metra për të barazuar rezultatin.
Kamberi në muajin mars i bën 25 vjet, ndërsa te Rangers është i huazuar nga Hibernian. Ai kishte luajtur vetëm për Zvicrën U-21 dhe ka të drejtë që të luajë për kombëtaren e Kosovës në futboll, nëse merr ftesë nga selektori Bernard Challandes.
Ky është goli i dytë për Glasgown nga super Kamberi.












