Masat e reja nga Qeveria e Kosovës, këto janë ndryshimet që kanë të bëjnë me sportin

Është zgjatur orari i lëvizjes për qytetet që janë në zonë të kuqe. Qytetarët do të mund të lëvizin nga ora pesë e mëngjesit, deri në orën tetë të mbrëmjes. Qeveria e Kosovës ka marr masat e reja, ku një pjesë e tyre prek edhe aktivitetin sportiv. Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe […]
Qeveria e Kosovës ka marr masat e reja, ku një pjesë e tyre prek edhe aktivitetin sportiv.
Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, ku gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave deri ne 50 persona, gjithmonë bazuar në protokolle vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar në “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,
Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirave/sipërfaqeve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,












