Nga lëshimi nga spitali deri te momenti i vdekjes, flet mjeku personal i Maradonas

Nga lëshimi nga spitali deri te momenti i vdekjes, flet mjeku personal i Maradonas

Mjeku i Diego Maradona këmbëngul se ai nuk ka “asgjë për të fshehur” dhe është “krenar” për trajtimin që ai i dha yllit të ndjerë të futbollit. Policia në Buenos Aires shkoi në shtëpinë dhe klinikën private të Leopoldo Luque dhe mblodhi dosje ndërsa prokurorët filluan një hetim për rrethanat rreth vdekjes së Maradonas. 60-vjeçari […]

Policia në Buenos Aires shkoi në shtëpinë dhe klinikën private të Leopoldo Luque dhe mblodhi dosje ndërsa prokurorët filluan një hetim për rrethanat rreth vdekjes së Maradonas.

60-vjeçari vdiq nga një sulm në zemër i raportuar në shtëpinë e tij këtë javë, ku ai po shërohej pas një operacioni të suksesshëm për të hequr një mpiksje gjaku në trurin e tij në fillim të Nëntorit.

Dr Luque u tha gazetarëve të Dielën se ai kishte mbështetjen e trupit të tij profesional dhe Shoqatës Argjentinase të Neurokirurgjisë, përcjell KosovaPress.

Ai gjithashtu detajoi se si Maradona, i cili luftonte me problemet e varësisë nga alkooli dhe droga, mori vendimin për të vazhduar rehabilitimin e tij nga shtëpia.

“Ne të gjithë ishim mbledhur për të parë më të mirën për Diegon: mjekët, unë, familja e tij. Asgjë nuk mund të bëhej pa vullnetin e tij,” tha Dr Luque.

“Ne u përpoqëm të krijonim një skemë kontrolli për lëshimin e pilulave që ai po merrte dhe për të kontrolluar konsumin e alkoolit.

“Nuk kishte kritere mjekësore për ta mbajtur Maradonën në spital. Ne mund ta kishim dërguar atë në një qendër rehabilitimi, por na duhej vendimi i tij.”

“Këtu nuk ka vendime, ka kritere mjekësore. Kur operoni një pacient, kriteret e shkarkimit varen nga pacienti. Nuk ka pasur një gabim mjeku.”

“Ai kishte një problem në zemër që mund të ndodhë në një pacient si ai. Bëhej gjithçka e mundur për të zvogëluar atë shans, por ju nuk mund ta bllokoni mundësinë. Unë kisha miratimin e plotë të Shoqatës Argjentinase të Neurokirurgjisë që Diego kishte nevojë për operacion. Gjashtë mjekë e vlerësuan atë. Vdekja nuk kishte asnjë lidhje me operacioninin”.

Dr Luque më tutje shtoi shtoi: “Ai u lëshua pas operacionit. Gjëja ideale do të kishte qenë që ai t’i nënshtrohej rehabilitimit, por ai nuk donte. Ne arritëm të siguronim një infermiere që ta shoqëronte, por ai doli nga spitali.”

“Ne u përpoqëm ta mbanim atë në klinikë, por nuk është një qendër rehabilitimi. Unë zgjata shtrimin në spital për aq kohë sa munda. Unë jam në dispozicion të departamentit të drejtësisë. Me Diegon, unë bëra më të mirën që munda. Jam krenar për atë që bëra. Nuk kam asgjë për të fshehur.”

Avokati i Maradonës, Matias Morla tha të enjten se ai do të kërkonte një hetim të plotë mbi vdekjen e klientit të tij, duke pretenduar në një postim në Tëitter se një pritje për më shumë se gjysmë ore për një ambulancë ishte e barabartë me “idiotësi kriminale”.

Ka pasur një breshëri të madhe, mbarëkombëtare, të simpatisë për Maradonën shumë të dashur pas vdekjes së njeriut që e udhëhoqi Argjentinën në lavdinë e Kupës së Botës në 1986.

Të Dielën, super ylli i Barcelonës Lionel Messi i dha nderim bashkatdhetarit të tij pasi ai shënoi në një fitore 4-0 në LaLiga ndaj Osasunas.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova