Zyrtare: Afrim Tovërlani largohet nga Feronikeli

Afrim Tovërlani nuk do të jetë më trajner i Feronikelit, ashtu siç edhe deklaroi pas ndeshjes me Dritën. Klubi nga Drenasi ka lëshuar komunikatë zyrtare duke njoftuar se kanë ndarë rrugët me trajnerin Tovërlani. “Pas diskutimeve, “Toki” e pa të arsyeshme që kjo ndarje e rrugëve është në të mirë të të dyja palëve. Tovërlani […]
Afrim Tovërlani nuk do të jetë më trajner i Feronikelit, ashtu siç edhe deklaroi pas ndeshjes me Dritën.
Klubi nga Drenasi ka lëshuar komunikatë zyrtare duke njoftuar se kanë ndarë rrugët me trajnerin Tovërlani.
“Pas diskutimeve, “Toki” e pa të arsyeshme që kjo ndarje e rrugëve është në të mirë të të dyja palëve. Tovërlani erdhi te Feronikeli gjatë sezonit të kaluar dhe tani ndërpritet bashkëpunimi pas pesë xhirove të para të sezonit 2020-21. Feronikeli i uron shumë fat në rrugëtimin e tij të ri dhe se ai është gjithmonë i mirëpritur në klubin tanë”, shkruhet në njoftimin e klubit të Feronikelit.












