Zvicëranët insistojnë se Zeqiri do të luajë për ta, Periskopi mëson detaje të bujshme rreth paqartësive

Zvicëranët insistojnë se Zeqiri do të luajë për ta, Periskopi mëson detaje të bujshme rreth paqartësive

Shumë po përflitet për të ardhmen e Andi Zeqirit dhe Kombëtaren ku do të luajë ai. Sulmuesi ende nuk është zyrtarizuar te Brightoni, por klubi ku do të kalojë ai nuk ka qenë tema më e diskutuar në lidhje me të. Ai u tha se do të luante për ”Dardanët” dhe i ka thënë ”po” […]

Sulmuesi ende nuk është zyrtarizuar te Brightoni, por klubi ku do të kalojë ai nuk ka qenë tema më e diskutuar në lidhje me të.

Ai u tha se do të luante për ”Dardanët” dhe i ka thënë ”po” Kombëtares që drejtohet nga Bernard Challandes, mirëpo mediet zvicërane po insistojnë se ai ka deklaruar për to se do të vazhdojë me Zvicrën.

Sidoqoftë, burime të Periskopit potencojnë se futbollisti ka nënshkruar parakontratë me Federatën e Futbollit të Kosovës, madje ka pozuar së bashku me liderin e kësaj organizate, Agim Ademin, pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Agim Ademi heq dilemat për Andi Zeqirin

Kontrata është nënshkruar në prani të babait të Andit, Avdiut dhe, përkundër ndjesisë gjenerale në audiencë se ai po bën lojëra të dyfishta, ka peshë juridike dhe është e obligueshme të respektohet, ndryshe ndiqen hapat ligjorë.

Sigurisht, janë shumë të kuptueshme dyshimet pasi mediet zvicërane, madje edhe Drejtori i Kombëtares zvicërane, Pierluigi Tami tha së fundmi se ”Zeqiri do të vazhdojë të luajë për Zvicrën”.

Andi Zeqiri pritet të jetë përforcimi më i ri i Kosovës - Agim Ademi paralajmëron ardhjen e tij - Telegrafi

Ka shumë pak gjasa, për të mos thënë fare, që ai të luajë kundër Maqedonisë së Veriut, andaj aspak nuk do të ishte befasi nëse ai angazhohet me Kombëtaren U21 të Zvicrës, derisa gjithcka të jetë në rregull me dokumentacion për të veshur fanellën e Kombëtares.

Prandaj, zvicëranët pretendojnë se ai do të vazhdojë të luajë për ta, pasi janë në dijeni se ai mund të angazhohet me U21-shat.

Sidoqoftë, sensacionet dhe cuditë janë të mundura gjithmonë, por bazuar në këto burime mjaft kredibile të Periskopit, Zeqiri do t’i bashkohet së shpejti Kosovës. /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova