Zbulohet arsyeja pse do të mungojë Milot Rashica kundër Maqedonisë së Veriut

Është publikuar lista zyrtare e Kosovës për ndeshjet e tetorit ndaj Maqedonisë së Veriut, Sllovenisë dhe Greqisë. Mungesa kryesore është ajo e yllit të Werder Bremenit, Milot Rashicës i cili nuk është ftuar fare nga Bernard Challandes . Anësori nga Vushtrria nuk është ftuar nga trajneri Bernard Challandes për shkak të një lëndim që e […]
Mungesa kryesore është ajo e yllit të Werder Bremenit, Milot Rashicës i cili nuk është ftuar fare nga Bernard Challandes .
Anësori nga Vushtrria nuk është ftuar nga trajneri Bernard Challandes për shkak të një lëndim që e ka mbajtur jashtë fushave për një kohë të gjatë.
Rashica nuk ka luajtur ende asnjë minutë për Werder Bremenin në Bundesligën gjermane, ndërkohë vetëm javën e kaluar është rikthyer në stërvitje.
Lajm i mirë ndërkohë është ftesa për Vedat Muriqin, i cili ishte në dyshim për shkak të një lëndimi.
Edon Zhegrova dhe Lirim Kastrati rikthehen në listën e parë të Kosovës ndërkohë Florian Loshaj ftohet për herë të parë nga kombëtarja seniore e “Dardanëve”.












