Ylli i Kosovës U21 kalon tek klubi i njohur i La Ligës

Ylli i Kosovës U21, Eris Abedini është transferuar në La Ligën spanjolle. Abedini, mesfushor i klasës 1998 ka kaluar nga klubi zviceran Lugano tek Granada, ekip i cili këtë vit është kualifikuar në fazën e grupeve të Europa League. Lajmin e ka konfirmuar gazetari italian i sportit, Nicola Schira i cili shprehet se marrëveshja do […]
Abedini, mesfushor i klasës 1998 ka kaluar nga klubi zviceran Lugano tek Granada, ekip i cili këtë vit është kualifikuar në fazën e grupeve të Europa League.

Lajmin e ka konfirmuar gazetari italian i sportit, Nicola Schira i cili shprehet se marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti dhe se klubi i Luganos do të këtë 15% të çdo shitjes eventuale nga Granada.

Abedini i cili është i lindur në Zvicër është paraqitur dy herë për kombëtaren e Kosovës U21 ku ka shënuar një gol.












